Bota

Greta Thunberg, aktivistja për ndryshimin e klimës lundron drejt New York-ut me anije ekologjike

28 Gusht 2019, 17:38 Nga DOSJA
Greta Thunberg, aktivistja për ndryshimin e klimës lundron drejt New

NEW YORK- Aktivistja adoleshente e mjedisit Greta Thunberg ka zbarkuar në New York pas një udhëtimi 15-ditor nëpër Atlantik me një anije.

Ajo do të marrë pjesë në samitet e klimës së KB në New York City dhe Kili.

16-vjeçarja nga Suedia lundroi nga Plymouth në Mbretërinë e Bashkuar në një jaht me energji diellore, në mënyrë që të minimizonte gjurmën e karbonit të udhëtimit të saj.

Mëngjesin e kësaj të mërkure, ajo u ankorua në Coney Island dhe pret që të dalë në bregdet pasditen e sotme.

Greta pritej të arrinte më shpejt, por detet e ashpra ngadalësuan lundrimin e saj. Ajo ka dokumentuar udhëtimin e saj në rrjetet sociale, duek shkruar se ka kaluar plotë 3.000 milje, ose ndryshe 4,800 km.

Ajo u largua nga Britania e Madhe dy javë më parë, teksa  tha për BBC-në se udhëtimi me anije dërgon një sinjal se “kriza e ndryshimit të klimës është një gjë e vërtetë”.

Ajo do të jetë e pranishme në samitin e klimës së KB në 23 shtator dhe konferencën klimatike COP25 në Kili në dhjetor të këtij viti.

Adoleshentja ka organizuar “grevat e saj në shkollë” të cilat kanë frymëzuar një lëvizje proteste për ndryshimin e klimës në të gjithë botën.

Greva e saj e parë për klimën u zhvillua jashtë Parlamentit suedez në gusht të vitit të kaluar.

Greta udhëtoi në Malizia II, me një jaht garash me shpejtësi të lartë, 60ft (18 milion) me turbina nënujore dhe pa emetim karboni.

Ajo e bëri udhëtimin me babanë e saj, kapitenin Boris Herrmann, anëtarin e familjes mbretërore të Monakos Pierre Casiraghi dhe një krijues dokumentar suedez, Nathan Grossman

Greta është diagnostikuar me Asperger, një formë e autizmit, ku ajo tha për BBC-në se e lejon që ajo të “shohë gjërat nga jashtë kornizës”.

“Nëse do të isha si gjithë të tjerët, nuk do ta kisha filluar këtë grevë shkollore për shembull,” tha ajo.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota aktivistaj suedeze arrin në new york greta thunberg lundron me anije ne antlanik aktivistaj suedeze arrin në new york greta thunberg lundron me anije ne antlanik

Sondazh

Poll