Bota

“Njeri i talentuar”, kriza politike në Itali, Presidenti Trump mbron Kryeministrin Conte

28 Gusht 2019, 13:13 Nga DOSJA
“Njeri i talentuar”, kriza politike në Itali, Presidenti Trump

ROMË- Ditën e djeshme në kryeqytetin italian është zhvilluar mbledhja e dytë ku është biseduar mbi qeverinë e re. Në këto takime ka marër pjesë Sergio Mattarella dhe Presidenti i Dhomës së Senatit.

Por nuk ka përfunduar me kaq, pasi sërish ditën e sotme do të zhvillohet një takim mes përfaqësuesve të PD dhe 5 Yjeve, ku do flitet për programin e qeverisë.

Në kohën e negociatave më të rëndësishme për shtetin italian, Giuseppe Contes ish-kryeminsitrit të dorëhequr papritur po mbështet nga Presedenti Trump.

Pas këtyre zhvillimeve të rëndësishme në Itali, ka ardhur edhe regimi i Presidentit amerikan Donald Trump, i cili e mbron shumë Conten duke thënë se Conte e ka përfaqësuar Italinë në G7, si një njeri mjaftë i talentuar.

 “Conte ka qenë në gjendje të përfaqësojë me forcë Italinë në G7 si një njeri shumë i talentuar që e do shumë vendin e tij dhe punon mirë me Shtetet e Bashkuara. Shpresoj që ai të mbetet Kryeministër” –shkruan Trump në rrjetet sociale.

Por këto negociata për krijimin e një qeverie të re në Itali, me siguri do të sjellë pasoja për BE-në.

Fakti për 5 yjet dhe PD-ja nuk po arrijnë në një marrëveshje, mund të vonojë marrëdhëniet me Brukselin.

Kohët e fundit mes këtyre tensioneve të krijuara mes palëve në Itali ka sjellë përkeqësime në Bruksel.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota brukseli itali salvini trump mbron conten brukseli itali salvini trump mbron conten

Sondazh

Poll