Bota

Arkeologët zbulojnë varret masive në Peru, gjenden 227 trupa të fëmijëve 5-14 vjeç

28 Gusht 2019, 14:42 Nga DOSJA
Arkeologët zbulojnë varret masive në Peru, gjenden 227 trupa

PERU– Trupat e 227 viktimave, të moshës midis pesë dhe 14 vjeç, u gjetën afër qytetit bregdetar të Huanchaco, në veri të kryeqytetit të Perusë, Lima.

Fëmijët besohej se ishin flijuar mbi 500 vjet më parë.

Zbulimi vjen gati një vit pasi 200 fëmijë, viktima të sakrificës njerëzore u gjetën në dy vende të tjera në Peru.

Arkeologët i thanë agjencisë së lajmeve AFP se disa nga trupat në këtë koleksion të fundit kishin akoma flokë dhe lëkurë pasi janë gjetur.

Tek fëmijët shikohen shenja, që tregojnë se janë vrarë gjatë një kohë të lagësht dhe u varrosën pranë detit, domethënë ata u flijuan për të qetësuar perënditë e Chimú.

Megjithatë është ende e paqartë se në ç’vit është bërë ky incident.

Ata adhuronin një perëndi të hënës të quajtur “Shi” i cili, ndryshe nga Incas, ata besonin se ishte më i fuqishëm se dielli. Adhuruesit përdornin rregullisht filjime dhe rite të tjera gjatë lutjeve që bënin.

Ndërkohë gërmimet po vazhdojnë në vendin e varrosjes masive, dhe arkeologët thonë se me shumë gjasa mund të zbulohen edhe më më shumë trupa.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 227 viktima grupmoshat 5-14 vjeç peru varre masive femijesh 227 viktima grupmoshat 5-14 vjeç peru varre masive femijesh

Sondazh

Poll