Bota

Sulm në një bar në Meksikë, vdesin 23 njerëz dhe plagosen 13 të tjerë

28 Gusht 2019, 13:32 Nga DOSJA
Sulm në një bar në Meksikë, vdesin 23 njerëz dhe

MEKSIKË- Dyshohet që shkak për nisjen e sulmit është bërë  mosmarrëveshja mes bandave.

Sulmi ka ndodhru në një bar në Coatzacoalcos, ku si pasojë u morti jetën 23 njerëzve të pafajshëm dhe 13  të tjerë mbetën të plagosur.

Agresorët kanë hapur zjarrin mes ambienteve të barit, ku u morën jetën 8 grave dhe 15 burrave.

Ndërkohë akoma nuk është mësuar sesi është gjendja e 13 perosnave të lënduar.

Në fotot e kamerave të sigurisë por dhe nga raportimet e mediave vendase duket një rrëmujë e madhe në barin ku ndodhi suklmi.

Zyra e prokurorit të shtetit në qytetin bregdetar tha që kërkimi për sulmuesit po vazhdon akoma.

Guvernatori i shtetit, Cuitláhuac García, sugjeroi se sulmi kishte të bënte me një mosmarrëveshje bandash. “Në Veracruz, bandat kriminale nuk tolerohen më,” shkroi García.

Policia e Shtetit e identifikoi barin ku ndiodhi sulmi si  Caballo Blanco, i cili është i vendosur në një dyqan në rrugën e një tregu të ngjeshur.

Ndërkohë mësohet që zjarri i hapur në këtë lokal të ketë nisur me bomba benzine.

Sulmi në këtë qytet meksikan vjen pothuajse 8 vjet pas një zjarri në një kazino në qytetin verior të Monterrey, ku vranë 52 njerëz.

Kujtojmë gjithashtu që në Meksikë para disa javësh në Meksikë ndodhi një tjetër sulm ku mbetën të vdekur 20 të vdekur e dhjetëra të plagosur.

Burimi: Theguardian

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 13 te plagosur 23 te vdekur meksike mosmarreveshje mes bandash sulm me arme zjarri 13 te plagosur 23 te vdekur meksike mosmarreveshje mes bandash sulm me arme zjarri

Sondazh

Poll