Bota

Fundoset anija me emigrantë në Libi, 40 njerëz kanë vdekur ose janë zhdukur

28 Gusht 2019, 14:03 Nga DOSJA
Fundoset anija me emigrantë në Libi, 40 njerëz kanë vdekur

LIBI- Si shkak i funosjes së një varkë nën ujrat libiane kanë vdekur ose janë zhdukur të paktën 40 emigrantë, dërkohë pothuajse 60 njerëz të tjerë janë mundur të shpëtohen mësohet nga agjensia e refugjatëve të KB.

“Lajme të tmerrshme që vijnë nga humbja e madhe e jetëve të 40 njerëzve në një anije në brigjet e Libisë,” tha zëdhënësi i UNHCR Charlie Yaxley në një deklaratë.

“Rreth 60 njerëz janë shpëtuar dhe janë kthyer në breg. Të paktën 40 njerëz vlerësohet të kenë  vdekur ose të jenë zhdukur.”- tha ai.

Zëdhënësi i rojes bregdetare libiane Ayoub Qassem tha se kufomat e pesë migrantëve ishin gjetur dhe 65 migrantë ishin shpëtuar rreth 9 milje larg bregdetit të qytetit të Khoms.

“Tre prej atyre që u gjetën të vdekur ishin nga Maroku, një ishte nga Sudani dhe një tjetër nga Somalia.”– tha Qassem.

UNHCR tha se shumica e të mbijetuarve ishin nga Sudani, ndërsa  të tjerët nga Egjipti, Maroku dhe Tunizia.

Një numër i madh anijesh të mbingarkuara me migrantë që përpiqen të arrijnë në Itali, rregullisht kapsulojnë Libinë.

Javën e kaluar vdiqën më shumë se 100 njerëz, dhe një varkë me rreth 250 kapakizuan muajin e kaluar.

Mijëra njerëz kanë vdekur çdo vit në Mesdheun qendror, në mesin e qindra mijëra përpjekjeve për kalimin nga Afrika e Veriut në Evropë vitet e fundit.

Burimi: GulfToaday 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 60 te tjere shpetohen anijet ne libi vdesin 40 migrantë 60 te tjere shpetohen anijet ne libi vdesin 40 migrantë

Sondazh

Poll