Bota

“U prehsh në paqe Demokracia Britanike”, protestuesi ironizon Johnsonin pas vendimit për mbylljen e Parlamentit

28 Gusht 2019, 16:19 Nga DOSJA
“U prehsh në paqe Demokracia Britanike”, protestuesi ironizon

BRITANI E MADHE- Një burrë është parë i maskuar si Kryeministri britanik Boris Johnson, dhe shfaqet me një lopatë në duar teksa imiton gjestin e gërmimit të një varri  për Demokarcinë Britanike.

Në rrugën “Downing”, janë mbledhur një grup protestuesish  të cilët kundërshtojnë vendimin e konfirmuar nga Mbretëresha Elizabetë për mbylljen e Parlamentit britanik.

Burri i cili imiton në veshje dhe me flokë të verdha Johnsonin ka afruar edhe një tufë me lule, dhe një tabelë ku shkruhet “U prehsh në paqe Demokracia Britanike” në rrugën “Downing”.

Ky reagim ironizues ka ardhur pas vendimit të kryeministrit Johnson ditën e sotme, për mbylljen e Parlamentit, i konfirmuar zyrtarisht edhe nga Mbretëresha Elizabetë.

Burimi:  abcnews

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota britani e madhe mbretëresha elizabetë mbyllja e parlamentit protestat kunder boris britani e madhe mbretëresha elizabetë mbyllja e parlamentit protestat kunder boris

Sondazh

Poll