Bota

Fjala ‘e virgjër’ hiqet nga certefikata e martesës, festë gratë në Bangladesh! Ndryshon ligji për burrat

28 Gusht 2019, 11:40 Nga DOSJA
Fjala ‘e virgjër’ hiqet nga certefikata e martesës,

BANGLADESH– Gratë në Bangladesh nuk do të kenë më nevojë të thonë nëse janë “të virgjëra” në dokumentet zyrtare të martesës, kështu ka vendosur Gjykata e Lartë. Vendimi është përshëndetur nga grupet e të drejtave të njeriut dhe gjithashtu përfshin ndryshime thelbësore për burrat.

Mbështetësit e të drejtave të grave në Bangladesh festuan të martën një fitore juridike, pasi gjykata e lartë e vendit vendosi kohët e fundit se fjala “e virgjër” duhet të hiqet nga certifikatat e martesës.

Sipas ligjeve aktuale të martesës në vendin me shumicë myslimane në Azinë e Jugut, një nuse kërkohet të deklarojë në certifikatën e martesës nëse ajo është një “kumari”, domethënë e virgjër , e ve, ose e divorcuar.

Aktvendimi është një fitore për grupet e të drejtave të grave që luftuan një betejë ligjore pesë-vjeçare duke sfiduar termin e virgjër si “poshtërues dhe diskriminues”.

Vendimi gjithashtu nënkupton ndryshime për dhëndrit. Në dallim nga gratë, burrat më parë nuk u duhej të zbulonin statusin e tyre, por tani do t’u kërkohet të deklarojnë nëse janë të pamartuar, të divorcuar ose të ve.

Termi i virgjër ishte përdorur në certifikatat e martesës që nga viti 1961, kur Bangladeshi ishte ende pjesë e Pakistanit. Gjykata do të botojë verdiktin e saj të plotë në tetor, me ndryshimet në certifikatat që pritet të hyjnë në fuqi atëherë.

Burimi: DW

(R.L/Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota gjykata e lartë gratë në bangladesh virgjëria gjykata e lartë gratë në bangladesh virgjëria

Sondazh

Poll