Aktualitet

Ndërron jetë punëtori i ndërtimit në Tiranë, e zunë poshtë materialet e inerteve

Për pasojë, 40-vjeçari ka marrë plagë të mëdha dhe ka ndërruar jetë. Në njoftimin e policisë nuk bëhet me dije nëse ka të shoqëruar pë ngjarjen në fjalë. 

1 Nëntor 2022, 22:41 Nga F.M
Ndërron jetë punëtori i ndërtimit në Tiranë, e
Ambulanca

TIRANË- Një 40-vjeçar i identifikuar si Vullnet Lala ka ndërruar jetë në ambientet e objektit në ndërtim e sipër, ku dhe punonte. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se 40-vjeçarit i kanë rënë sipër materialet e inerteve, në momentin që ai po punonte në ndërtimin e objektit në rrugën "5 Maji" në Tiranë. Për pasojë, 40-vjeçari ka marrë plagë të mëdha dhe ka ndërruar jetë. Në njoftimin e policisë nuk bëhet me dije nëse ka të shoqëruar pë ngjarjen në fjalë. 

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.11.2022, në rrugën "5 Maji", në një objekt në ndërtim e sipër, kanë rënë materiale inertesh duke zënë poshtë punëtorin e objektit, shtetasin V. L., rreth 40 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

vdes punetori ne tirane policia e tiranes

Sondazh

Poll