Aktualitet

Përdhunimet e Dyrmishit, del një tjetër ngjarje në dritë: Shpëtova momentet e fundit

Gruaja tha se kjo ngjarje ka ndodhur disa muaj më parë, Spartak Dyrmishi shkoi për ta sulmuar por në momentin e fundit arriti t'i shpëtonte kthetrave.

1 Nëntor 2022, 22:04 Nga I.A
Përdhunimet e Dyrmishit, del një tjetër ngjarje në
Spartak Dyrmishi

GREQI- Një tjetër grua, e treta me radhë, ka shkuar mesditën e sotme në Departamentin e Kifisisë dhe ka denoncuar se ka rënë viktimë e përdhunuesit shqiptar 45-vjeçar me tatuazhe. Gruaja tha se kjo ngjarje ka ndodhur disa muaj më parë, Spartak Dyrmishi shkoi për ta sulmuar por në momentin e fundit arriti t'i shpëtonte kthetrave.

Vetë ai në deponimin që u ka dhënë oficerëve të Nëndrejtorit të Sigurimit të Athinës që po trajtojnë çështjen, pretendon se nuk ka sulmuar një grua tjetër dhe se nuk është faji i tij, por kokaina dhe birrat që ka pirë ditën e goditjes së dyfishtë në Paleo Faliro. I ftohtë me sy të akullt dhe plotësisht i vetëdijshëm  për të gjitha gjërat e tmerrshme që kishte kryer, ai pohoi në dëshminë e tij se mes dy sulmeve, mbrëmjen e së shtunës dhe të dielën në mëngjes, ai endej si një njeri i humbur në rrugët e Palaio Faliro.

Prej disa ditësh ai ishte shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, pasi është vërtetuar shkencërisht se shqiptari Spartak Dyrmishi është autor i një përdhunimi dhe disa sulmeve që u ka bërë disa grave që qarkullonin natën nëpër Athinë. Sipas personave që e njihnin nga afër, 45-vjeçari kishte probleme me alkoolin, ndërsa ishte ndarë para pak kohësh nga bashkëshortja dhe është baba i dy fëmijëve të vegjël, vajzë dhe djalë. Aktualisht jetonte me të ëmën, të cilën gjithashtu e kishte dhunuar disa herë.

spartak dyrmishi

Sondazh

Poll