Aktualitet

Artan Hoxha: Në takime me 'peshkaqenët e Dubait' mësova të vërtetën e ngjarjeve në Shqipëri, madje dhe ato që do të ndodhin

Hoxha ka publikuar disa foto me peshkaqenë, në mënyrë figurative për ‘djemtë e Dubait’.

1 Nëntor 2022, 22:25 Nga F.M
Artan Hoxha: Në takime me 'peshkaqenët e Dubait' mësova
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha lë të kuptohet se nga qëndrimi në Dubai ka mësuar edhe se si do të vijojë përplasja mes grupeve në Tiranë dhe se çfarë ngjarjesh pritet të ndodhin. Në një postim në Instagram, Hoxha ka publikuar disa foto me peshkaqenë, në mënyrë figurative për ‘djemtë e Dubait’.

Krah fotove, gazetari shkruan se në vetëm pak ditë qëndrimi në atë vend, përmes takimeve me të paekstradueshmit, ka dalë në përfundimin se shprehja ‘për të marrë vesh të vërtetën e ngjarjeve që ndodhin ne Shqipëri, duhet të pyesësh “peshkaqenët” në Dubai, madje mund të mësosh prognozën për atë ç’ka do të ndodhë’, është e vërtetë dhe jo thjesht një batutë.

Statusi:

E kam patur me dyshim batuten, se “per te mesuar çfare ndodh ne Tirane, duhet te pyesesh “peshkaqenet”, qe rrine ne Dubai”…Por me mjaftuan vetem pak dite qendrimi ne Dubai, dhe disa takime me “te paekstradueshmit”, per te krijuar bindjen, se: Per te marre vesh te verteten e ngjarjeve, qe ndodhin ne Shqiperi, duhet te pyesesh “peshkaqenet” ne Dubai”….Madje, mund te mesosh prej tyre edhe nje prognoze te sakte, se çfare do te ndodhi me ngjarjet ne vijim…

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Xhungel nga Artan Hoxha (@xhungelngaartanhoxha)

artan hoxha

Sondazh

Poll