Aktualitet

Negociatat në PD/ Çollaku: Nuk ka vendim të prerë, nesër mblidhemi prapë me Bardhin

1 Nëntor 2022, 22:14 Nga F.M
Negociatat në PD/ Çollaku: Nuk ka vendim të prerë,
Kreshnik Çollaku

Kreshnik Çollaku: Në mbledhje ishte shumica dërrmuese, por nuk ishte mbledhje për vendim. Kjo ishte një mbledhje për tu informuar nga Bardhi pas një procesi negociatash, i cili bëri sqarime. Ky është një informim i kësaj pjese të grupit parlamentar i PD. Qëndrimi ishte ajo e shprehur në deklaratë. Kjo nuk do të thotë se është vendimmarrje, nuk ka mundësi grupi të japë vendimmarrje të tillë. Nesër në orën 18:00 do të mblidhet kryesia e PD që njohim ne. Kjo nuk është situatë që ne preferojmë. Bardhi ka paraqitur propozim me 6 pika dhe na referoi përgjigjen e Palokës, i cili ka thënë se jeni të pranuar në respekt të statutit tonë. Ajo që prishi këtë ishte referimi i statutit të 11 dhjetorit dhe ra ajo që po përpiqeshim të bënim.

Sondazh

Poll