Aktualitet

Negociatat me Alibeajn/ Paloka: Nuk e prisja, kërkuan eliminimin e primareve dhe ngritjen e një stukture të re

Paloka tha se që në momentet e para, diskutimes mes dy palëve kanë hasur në bllokime, referuar kërkesës për eleminimin e primareve.

1 Nëntor 2022, 22:41 Nga F.M
Negociatat me Alibeajn/ Paloka: Nuk e prisja, kërkuan eliminimin e
Edi Paloka

TIRANË- Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka tha se nga ana e deputetëve që mbështesin Enkelejd Alibeajn ka një mungesë vullneti e dëshire për të pasur bashkëpunim. Në një lidhje me Skype në ‘Opinion', Paloka tha se që në momentet e para, diskutimes mes dy palëve kanë hasur në bllokime, referuar kërkesës për eleminimin e primareve.

“Nëse do ishim në linjën e dëshirës për ta arritur këtë bashkëpunim nuk do ishte ky problem. Çfarë na ndodhi ditën e fundit? Doli ai propozim që u bë publik dhe nuk kishte pse të bëhej publik, se ne kishim rënë dakord derisa të arrinim në një përfundim nuk do bëhej publik. U bë publik, dakord. Aty kërkohej që veç barazisë, të ngrihet një strukturë e re ku unë e ti të jemi përfaqësuar barabartë dhe vendimet të merren unanime. Pra në minutën e parë fillojmë gjejmë mekanizma bllokues. Unë jam investuar personalisht në këtë pjesë dhe as nuk e prisja këtë që ndodhi. Ne ishim në diskutime. Po t’i kthehesh historisë primaret nuk janë diskutuar. Është diskutuar për të gjetur brenda primareve modalitete dhe aty ku ne shohim që një kandidat, pavarësisht i kujt është…Pra, eleminimi i primareve nuk ishte në diskutim, papritur dolëm tek çështja e primareve,”- tha Paloka.

edi paloka bashkimi i pd

Sondazh

Poll