Aktualitet

EMRI/ Tritol makinës në Lushnje, shpërthen mjeti i tregtarit para banesës

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në një makinë pranë lagjes 18 tetori.  

1 Nëntor 2022, 22:18 Nga I.A
 
EMRI/ Tritol makinës në Lushnje, shpërthen mjeti i tregtarit para
Foto ilustruese

LUSHNJE- Një shpërthim tritoli dyshohet se ka ndodhur në mbrëmjen e sotme në Lushnje. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në një makinë pranë lagjes 18 tetori.  

Lënda plasëse është vendosur në makinën e Altin Lamces, e cila ishte e parkuar para oborrit të shtëpisë. Banesa ku jeton Lamçe rezlton të jetë në pronësi të një personi me emrin Arben Turku, i cili ndodhet jashtë vendit. Lamce është tregtar në tregun e fruta-perimeve të Lushnjes.

Ndërkohë që në momentin e shpërthimit, në banesë kanë qenë të gjithë anëtarët e familjes, por fatmirësisht nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale. Në vendngjarja ka shkuar policia së bashku me grupin hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që ende nuk ka një njoftim zyrtar për ngjarjen.

altin lamce tritol ne lushnje arben turku

Sondazh

Poll