Politike

“Fitojnë shumë, por nuk e thonë mos kapen nga Tatimet”, Rama: Po bëjmë gati ligjin për “nomadët digjitalë”

Nga Korça Rama tha se teknologjia krijon mundësinë e punës për kompani të huaja pa lëvizur nga Shqipëria dhe se të ardhurat nga kjo punë janë shumë të mira.

1 Nëntor 2022, 19:27 Nga I.A
“Fitojnë shumë, por nuk e thonë mos kapen nga
Edi Rama

KORÇË- Kryeministri Edi Rama ka biseduar me të rinjtë ditën e sotme në lidhje me zhvillimet teknologjike dhe punësimet online. Nga Korça Rama tha se teknologjia krijon mundësinë e punës për kompani të huaja pa lëvizur nga Shqipëria dhe se të ardhurat nga kjo punë janë shumë të mira.

“Teknologjia të jep mundësinë që pa lëvizur nga vendi, mjafton të kesh një lidhje internet dhe një kompjuter dhe të punosh në gjithë botën. Them për ju që i kapni shpejt, sepse unë me Nikon jemi të djegur në këtë pjesë, nuk ka njeri që na i fut kodimin”, tha Rama.

Rama gjithashtu tha se të rinjtë shpesh nuk i thonë me zë të lartë shumat që fitojnë, pasi kanë frikë se do të kapen nga Drejtoria e Tatimeve. Rama tha se po vijon puna për përpilimin e një projektligji që do të rregullonte pjesën legjislative për ta.

“Fitojnë aq sa kanë frikë se i kap drejtoria e Tatimeve të Korçës, nuk kemi ende një legjislacion të rregulluar për ata, po bëjmë ligjin për nomadët digjitalë”, tha ai.

 

edi rama

Sondazh

Poll