Politike

Paloka: Nuk vumë kushte, po të donim u kërkonim të tërhiqnin padinë

Paloka tha se nuk u kanë vënë asnjë kusht. Ai tha se nëse do të donin të vinin kushte, do të kishin kërkuar tërheqjen e padisë për vulën e PD-së. 

1 Nëntor 2022, 18:51 Nga F.M
Paloka: Nuk vumë kushte, po të donim u kërkonim të
Edi Paloka

TIRANË- Kreu i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike Edi Paloka tha se nuk u kanë vënë asnjë kusht deputetëve të PD-së që mbështesin Enkelejd Alibeajn. Në një deklaratë për mediat, pasi Alibeaj ndërpreu negociatat, Paloka tha se nuk u kanë vënë asnjë kusht. Ai tha se nëse do të donin të vinin kushte, do të kishin kërkuar tërheqjen e padisë për vulën e PD-së. 

"Asnjë kusht nuk kemi vëmë ne, Primaret janë të padiskutueshme. Cili do të ishte kushti që mund të vendosnim ne, minimalisht i kërkonin çështjen për të cilën jemi në gjyq. Nuk kërkuam as tërheqjen e padisë absurde që kanë bërë në gjykatë, as njohjen e Berishës si kryetar, nuk kërkuam asnjë prej këtyre. Që aty duhet të gjykohej që nuk ka vullnet për bashkëpunim,"- tha Paloka. 

edi paloka bashkimi i pd zgjedhjet lokale 2023

Sondazh

Poll