Politike

"Pse duhet të financojë Rusia PD-në?" Rama: Duan të ndihmojnë Lulin për inatin tim

Gjatë fjalës së tij në Korçë, Rama tha se në Shqipëri Putin është i ekspoziuar në Partinë Demokratike, me të gjitha financimet që ka bërë për të.

1 Nëntor 2022, 18:34 Nga I.A
"Pse duhet të financojë Rusia PD-në?" Rama: Duan
Edi Rama

KORÇË- Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me financimet ruse në Partinë Demokratike. Gjatë fjalës së tij në Korçë, Rama tha se në Shqipëri Putin është i ekspoziuar në Partinë Demokratike, me të gjitha financimet që ka bërë për të. Po ashtu teksa ka quajtur opozitën si të rublave, ka ngritur një pyetje se përse Rusia ka financuar PD-në.

"Dhe mos më thonë se i kanë rrogat më të larta, është e vërtetë, por i kanë shpenzimet më të mëdha dhe raporti i sotëm në disa prej këtyre vendeve mes faturës së energjisë dhe pagës është bërë i tillë që po kërcënon stabilitetin e tyre, sepse ky është basti që ka vënë Putini, të gjunjëzojë Evropën duke ngritur në këmbë njerëzit për arsye ekonomike, por në fakt duke shfrytëzuar sferën ekonomike për të futur në çorbën ruse të ardhmen e tyre. Më vjen shumë keq, por ne jemi të ekspozuar, sepse ajo që quhet sot opozita e Shqipërisë është e zhytur ne thesin e rublave ruse. Për këtë ne nuk kemi nevojë të analizojmë, sepse kemi faktin, një fakt botërisht të konfirmuar. E kishim faktin para zgjedhjeve që rusët kanë paguar PD me gjysmë milioni dollarë për të rrëzuar PS nga qeveria. Doli dhe çfarë u tha, u tha që kjo është një përralle e Edvinit me Sorosin. Mirëpo çfarë rezultoi para pak muajsh, që na paska qenë e vërtetë dhe ka qenë aq e vërtetë saqë figuron në raporton e CIA-s. Kur paratë ruse paguajnë partitë politike jashtë Rusisë kjo nuk ndodh pa bekimin e atij që ka lëshuar arsenalin ushtarak kundër Ukrainës. Për cfarë duhet të paguajnë për PD? Për çfarë? Ju lindi në zemër që të ndihmojë Lulin, për inatin tim, po pse? Këtu tani shumë natyrshëm nuk kemi si të mos shikojmë që ato para nuk janë një rrufe në qiell të pastër, Janë një vazhdimësi e një kohe kur PD në pushtet dërgon njerëz në KiE Për të bashkuar votat me delegacionin e partisë së Putinit për të aprovuar një rezolutë që turpëron Shqipërinë” tha Rama.

Duke vazhduar të flasë për financimet ruse, Rama theksoi se nuk ka provë më të fortë se sa shpallja non grata e Berishës.

"Pse e bëri PD që të pranojë financimin rus? Si shpjegohet nongrata e një ish-Presidenti që është takuar dhe respektuar nga Presidentët amerikanë, i një vendi të NATO-s nëse nuk ka lidhje me këtë që po them unë. Nuk ka as më të voglin diskutim. Shikoni si gjithë propaganda sot, zhvillohet në këtë linjë dhe se si njerëzve të cilët me të drejtë janë të shqetësuar për shkak të presionit financiar, nuk është e lehtë. Ne e kemi neutralizuar deri tani goditjen për çmimin e energjisë. E kemi mbajtur inflacionin më të ulët se gjithë vendet e rajonit," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll