Politike

Gara për Tiranën, Alimehmeti dorëzon nesër kandidaturën për Primaret: Ora 11:00

Me anë të një postimi në Facebook, Alimehmeti ka publikuar orën 11:00 në të cilën pritet që të dorëzojë në Partinë Demokratike kandidaturën për primaret.

1 Nëntor 2022, 19:09 Nga I.A
Gara për Tiranën, Alimehmeti dorëzon nesër kandidaturën
Ilir Alimehmeti

TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti do të dorëzojë ditën e nesërme kandidaturën për të marrë pjesë në primaret e Partisë Demokratike. Me anë të një postimi në Facebook, Alimehmeti ka publikuar orën 11:00 në të cilën pritet që të dorëzojë në selinë kandidaturën për primaret.

 Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë shkojnë bashkë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Marrëveshja e kthyer në një "kontratë" bashkëpunimi elektoral mes dy partive u firmos nga dy kryetarët Sali Berisha dhe Ilir Meta. Belind Këlliçi dhe Gert Bogdani janë dy kandidaturat e para nga Partia Demokratike që kanë finalizuar kandidimin për primaret. Deri më tani janë lakuar edhe emra të tjerë për Tiranën si aktori Julian Deda që është njëkohësisht anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

primaret ne pd ilir alimehmeti

Sondazh

Poll