Politike

Rama: Sot bota na merr më shumë seriozisht, PD shfrytëzon mundësinë e Putin 

Gjatë fjalës në Korçë, Rama theksoi se në çdo aspekt Shqipëria merret më seriozisht nga vendet e botës.

1 Nëntor 2022, 19:18 Nga I.A
Rama: Sot bota na merr më shumë seriozisht, PD shfrytëzon
Edi Rama

KORÇË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se me reformat që ka marë bota e sheh më ndryshe Shqipërinë. Gjatë fjalës në Korçë, Rama theksoi se në çdo aspekt Shqipëria merret më seriozisht nga vendet e botës. Po ashtu ai ka shtuar se opozita se PD-ja po shfrytëzojnë mundësitë që u ka dhënë Vladimir Putin për të rrëzuar qeverinë.  

“Sot bota na shikojnë dhe na marrin shumë më seriozisht. Sepse kemi bërë reforma dhe ndryshime që kanë përmirësuar imazhin e vendit tonë. Jemi në statistikat e turizmit të organizatave të njohura ndërkombëtare. Edhe në aspektin e drejtësisë dhe luftës kundër krimit ka shumë për të bërë. Po të dëgjosh aleancën e rublave dominon krimi, ndërsa po të shikosh faktet kemi numrin më të ulët të vrasjeve që nga viti 1991. Nëse një ekran apo një tjetër përdoret si maskë, si maskat që i zinin rrugën autobuzëve për t’i marrë të gjithëve lekët, atëherë dalin 700 mijë të ikur nga Shqipëria. Është e gjitha pjesë e një përpjekjeje për të rrëzuar qeverinë dhe shumicën tonë qeverisëse. Është përpjekje për të shfrytëzuar mundësinë që Vladimir Putin u’a krijon. Ky është realiteti i sotëm. Ky transformim i Korçës është një transformim që ne duhet të bëjmë çmos që të vazhdojë”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll