Politike

Negociatat dështuan! Paloka: Kërkuan shkrirjen e Primareve dhe eliminimin e strukturave të PD, nuk ndodh kjo gjë

Paloka tha se statuti i 11 dhjetorit dhe Primaret ishin të palëvizshme që në momentin e nisjes së bisedimeve mes dy palëve.

1 Nëntor 2022, 18:51 Nga F.M
Negociatat dështuan! Paloka: Kërkuan shkrirjen e Primareve dhe
Edi Rama

TIRANË- Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka tha se tërheqja e Enkelejd Alibeajt ka treguar se qëllimi i grupit të tyre ka qenë shkrirja e strukturave të Partisë Demokratike. Në një deklaratë për gazetarët, pas 'prishjes' së negociatave me Alibeajn, Paloka tha se statuti i 11 dhjetorit dhe Primaret ishin të palëvizshme që në momentin e nisjes së bisedimeve mes dy palëve. 

"Në asnjë moment qëllimi i tyre nuk ka qenë bashkëpunimi, mesa duket qëllimi i kësaj farse ka qenë zhbërja e statutit të Partisë Demokratike. Këtë mendim arrij të nxjerr. Gjatë gjithë kohës, unë i kam ofruar të gjitha lehtësirat e mundshme. E vetmja gjë për të cilat ne nuk kemi hyrë në diskutime ka qenë statuti. Siç e lexuat vetë deklaratën e tyre, çfarë kërkohej? Kërkohej eliminimi i të gjithë strukturave të Partisë Demokratike, i ngritur nga një vit jo i lehtë, kërkohëj eliminimi i strukturës, theksohej që të kishte një strukturë jashtë këtyre, që të merrte vendime me votë unanime. Kjo gjë do të thotë që nëse njëri prej tyre thotë 'jo', bllokohet gjithë procesi. Kjo gjë bëhet në momentin kur ti pa nisur ende dialogun, kërkon të bllokosh një proces. Presupozohet që ke hyrë me vullnetin tuaj. Sigurisht që kërkova të ndryshohej, dje bisedova me Bardhin dhe i kam kërkuar pikërisht këto gjëraqë po ju them ju. Nëse nuk duam të bashkëpunojmë, nuk kemi pse diskutojmë fare,"- tha Paloka. 

edi paloka bashkimi i pd zgjedhjet lokale 2023

Sondazh

Poll