Aktualitet

Plagosja në Tiranë, policia del me njoftim zyrtar, shpallet në kërkim autori 38-vjeçar

Autori është identifikuar si M. C., 38 vjeç, i cili është shpallur në kërkim. 

1 Nëntor 2022, 18:40 Nga F.M
Plagosja në Tiranë, policia del me njoftim zyrtar, shpallet në
Policia e Tiranës

TIRANË- Policia e Tiranës ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me plagosjen e ndodhur këtë pasdite në Tiranë. Në njoftim bëhet me dije se Adrian Ismailaj, 47 vjeç është plagosur me thikë dhe është dërguar në spital. Autori është identifikuar si M. C., 38 vjeç, i cili është shpallur në kërkim. 

Njoftimi: Me datë 01.11.2022, te Oxhaku, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi M. C., 38 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë, shtetasin A. I., 47 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

policia e tiranes adrian ismailaj

Sondazh

Poll