Aktualitet

QSUT jep 3.6 mln euro pa garë, 5 tendera për blerje ilaçesh me flamur të kuq, njëjta kompani fiton në dy procedura

Në tenderin e dytë, QSUT ka shpenzuar 116 milionë lekë, ose rreth 998 mijë euro për blerjen e barnave për trajtimin e sëmundjeve të sistemit nervor dhe kardiovaskular, ka marrë pjesë vetëm kompania “REJSI FARMA”, e cila është shpallur dhe fituese. Edhe kjo kompania ka kërkuar sa 100% të vlerës së tenderit për të siguruar ilaçet për 24 muaj që nga nënshkrimi i kontratës. Kjo kompani është shpallur fituese edhe në tenderin tjetër të QSUT-së me procedurë të njëjtë.

1 Nëntor 2022, 17:41 Nga DOSJA
QSUT jep 3.6 mln euro pa garë, 5 tendera për blerje ilaçesh me
Foto Ilustruese

TIRANË- Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka realizuar 5 tendera me vlerë 3.6 milionë euro për blerjen e medikamenteve dhe në të 5 procedurat kompanitë fituese janë shpallur pa garë. Gjithashtu në 2 prej tyre fituese është shpallur e njëjta kompani. Instititucionet në vend po i kthejnë në një traditë tenderat e dyshimta. Ndër institucionet që e ka lëshuar dorën në procedura të tilla është edhe Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, siç njihet ndryshe QSUT, e cila së fundmi ka bërë 5 tendera dhe fituesi është shpallur pa garë.

Institucioni që drejtohet nga Albana Fico, ka shpenzuar në 5 procedura 431 milionë lekë, ose rreth 3.6 milionë euro, për blerje barnash. Konkretisht, në tenderin e parë prej 205 milionë lekësh, ose rreth 1.7 milionë euro për blerjen e barnave per trajtimin e pacienteve me sëmundjen Gaucher, ka marrë pjesë vetëm kompania “MEGAPHARMA”, e cila është shpallur dhe fituese. Gjithashtu kompania ka kërkuar sa 100% të vlerës së tenderit për të blerë ilaçet për 12 muaj që nga nënshkrimi i kontratës.

Në tenderin e dytë, QSUT ka shpenzuar 116 milionë lekë, ose rreth 998 mijë euro për blerjen e barnave për trajtimin e sëmundjeve të sistemit nervor dhe kardiovaskular, ka marrë pjesë vetëm kompania “REJSI FARMA”, e cila është shpallur dhe fituese. Edhe kjo kompania ka kërkuar sa 100% të vlerës së tenderit për të siguruar ilaçet për 24 muaj që nga nënshkrimi i kontratës. Kjo kompani është shpallur fituese edhe në tenderin tjetër të QSUT-së me procedurë të njëjtë.

Bëhet fjalë për prokurimin me vlerë 317 mijë eurosh për blerjen e medikamenteve te tjera që trajtojnë sëmundjet e sistemit nervor dhe kardiovaskular. Edhe në këtë tender ka kërkuar sa 100% të vlerës së tenderit.

Ndërkohë në tenderin e katërt me vlerë 444 mijë euro për blerjen ilaçeve të tjera që trajtojnë sëmundjet e sistemit nervor dhe kardiovaskular, fitues është shpallur subjekti “TRIMED” pa konkurim. Kompania ka kërkuar 99% të vlerës së tenderit për të blerë ilaçet për 24 muaj që nga nënshkrimi i kontratës.

Ndërsa në tenderin e pestë, QSUT ka shpenzuar rreth 165 mijë euro për blerjen e një tjetër mdikamenti që trajtojnë sëmundjet e sistemit nervor dhe kardiovaskular dhe fituese është shpallur kompania “IMI PHARMA Albania” me procedurë pa konkurim. Edhe kjo kompani ka paraqitur ofertën sa 99.9% të vlerës së tenderit për të blerë ilaçet për 24 muaj që nga nënshkrimi i kontratës. 5 prokurimet e QSUT-së, është një rast tjetër që tregon se prioriteti i qeverisë për hetimin e tenderave pa garë nuk ka asnjë rezultat.

Marrë nga Oranews

albana fico tenderat e qsut

Sondazh

Poll