Aktualitet

Rritet me 50 lekë çmimi i biletës së autobusit të linjës Elbasan-Tiranë, menaxheri: Qytetarët janë rralluar

Bardhi Projka, menaxher i linjës së autobusave Elbasan-Tiranë thotë se në total janë të disponueshëm 18-20 autobusë, por po përdoren vetëm 10 apo 12 prej tyre, pasi nuk ka lëvizje.

1 Nëntor 2022, 18:01 Nga F.M
Rritet me 50 lekë çmimi i biletës së autobusit të
Autobus

ELBASAN- Rritja e çmimit të naftës ka bërë që të rritet çmimi i biletave të autobusëve dhe për pasojë, udhëtarët e llinjës Tiranë-Elbasan-Tiranë, po rrallohen. Bardhi Projka, menaxher i linjës së autobusave Elbasan-Tiranë thotë se në total janë të disponueshëm 18-20 autobusë, por po përdoren vetëm 10 apo 12 prej tyre, pasi nuk ka lëvizje.

“Aktualisht kemi 18-20 autobusa për transportin Elbasan -Tiranë, aktualisht lëvizin 10-12 autobusa, edhe ato jo me kapacitet të plotë. Rritja e çmimeve, naftën, pjesëve që amortizohen, pagat e punëtorëve janë dyfishuar, nuk më ajo xhiro ditore që ishte para dy vjetësh. Autobusët nuk mbushën më plot, vetëm ato të mëngjesit, më pas në drekë 50% ndërsa në darkë vetëm 20%, ndërkohë që çmimi i naftës nuk lëviz,”- u shpreh Bardhi Projka, menaxher i linjës së autobusëve Elbasan-Tiranë për TopChannel.

Nafta sot shitet me 236 lekë, ndërsa bileta e autobusit kushton 50 lekë më shtrenjtë.

bardhi projka

Sondazh

Poll