Politike

Buxheti 2023/ Alibeaj: Vjen Gjykata Kushtetuese dhe lyp para, ju duhet ta kontrolloni qeverinë

Enkelejd Alibeaj i konsideroi kërkesat e tij si "mëshirë financiare". Për të, nuk ishte normale që Gjykata Kushtetuese kërkonte para nga qeveria, por vetëm duhet që ta kërkonin në Kuvend dhe do t'u aprovohej.

1 Nëntor 2022, 10:46 Nga k.m.

 

Buxheti 2023/ Alibeaj: Vjen Gjykata Kushtetuese dhe lyp para, ju duhet ta
Enkelejd Alibeaj

 

TIRANË- Kërkesat e Gjykatës Kushtetuese për buxhetin e vendit duket se nuk i ka pritur mirë deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj. Në fjalën e tij nga Komisioni i Ligjeve pas raportimit të sekretarit të Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese, Eugen Papandilo, Alibeaj i konsideroi kërkesat e tij si "mëshirë financiare". Për të, nuk ishte normale që Gjykata Kushtetuese kërkonte para nga qeveria, por vetëm duhet që ta kërkonin në Kuvend dhe do t'u aprovohej.

"Vjen Gjykata Kushtetuese dhe lyp para. Për qeranë e makinave, për rregullimin e godinave. Në ligjin e miratuar para 5-6 vitesh thuhet qartë që Gjykata Kushtetuese administron në mënyrë të pavarur buxhetin e saj, i cili hartohet prej saj dhe i paraqitet Qeverisë. Vetëm për këtë rast nuk ka nevojë për ndryshime ligjore. Thuhet qartë se GJK administron në mënyrë të pavarur buxhetin e saj, i cili hartohet prej saj dhe i paraqitet për miratim Kuvendit. Kjo është një shkelje që bëhet në Parlament. Nuk duhet të kërkoni lekë tek qeveria, sepse misioni është kontrolli i qeverisë. Duhet të vini në parlament dhe ne e miratojmë. Nuk është normale të kërkohet mëshirë në aspektin financiar. Gjykata Kushtetuese duhet ta ngrejë me forcë këtë, sepse nuk ka mënyrë tjetër,"- u shpreh Alibeaj gjatë fjalës së tij në komisionin për Çështjet Ligjore.

enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll