Aktualitet

Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj Faruk Ozer, avokati: S'e kuptoj ngutjen e gjykatës

Avokati i Faruk Ozer, u shpreh se duhet të zhvillohet një proces i rregull gjyqësor ndaj tij dhe se nuk e kupton gjithë këtë ngutjes të gjykatës.

1 Nëntor 2022, 09:31 Nga A.B
Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj Faruk Ozer, avokati: S'e
Faruk Ozer

TIRANË- Është shtyrë për të disatën herë seanca gjyqësore ndaj ish-bosit të kriptomonedhave Faruk Ozer. Prokuroria solli prova shtesë për turkun mirëpo u shty për një seancë tjetër.

Avokati i Faruk Ozer, u shpreh se duhet të zhvillohet një proces i rregull gjyqësor ndaj tij dhe se nuk e kupton gjithë këtë ngutjes të gjykatës.

‘U zhvillua seanca gjyqësore. Pas debateve për shkak se në insistojmë se në ngarkim të këtij shtetasi të zhvillohet një proces i rregullt gjyqësor. Nuk mund të ketë ngut dhe se kuptojmë tërë këtë ngut. Ne jemi këtu për këtë punë të garantojmë interesat e ligjshme të shtetasve.’- u shpreh avokati.

Faruk Fatih Özer në vitin 2017 ka krijuar një platformë online të quajtur “Thodex” me funksion shkëmbimin e kripto-monedhës. Pasi ka akumuluar afërsisht 2 miliard USD pasuri në asete dixhitale ai e ka mbyllur atë dhe të gjitha rrjetet sovciale dhe është larguar nga Turqia. Për këto arsye shtetasi turk Faruk Fatih Özer ishte  shpallur në kërkim ndërkombëtar me kartelë të kuqe për llogari të Zyrës Qëndrore të Interpol Ankara.

Autoritetet turke të cilat kanë lëshuar Urdhrin Ndërkombëtar të Arrestit ndaj këtij personi, kanë bërë të ditur se pas arrestimit të tij, menjëherë do të nisin procedurat për ekstradim në rrugë diplomatike dhe gjyqësore.

faruk ozer

Sondazh

Poll