Bota

Mbytet anija me 68 emigrantë në Greqi, shpëtojnë 9 prej tyre ndërkohë 59 të tjerë rezultojnë të zhdukur

Rojet Bregdetare njoftuan se asnjë prej emigrantëve nuk kishte me vete jelek shpëtimi dhe deri më tani 59 persona rezultojnë të zhdukur. Emigrantët e shpëtuar thanë se në bordin e varkës, e cila ishte nisur nga Izmiri i Turqisë, ndodheshin persona nga Afganistani, Egjipti dhe Irani.

1 Nëntor 2022, 10:26 Nga d.a.
Mbytet anija me 68 emigrantë në Greqi, shpëtojnë 9 prej tyre
Mbytja e anijes

GREQI- Një anije me emigrantë është përmbysur në ishullin e Evias në Greqi ku deri tani thuhet se janë shpëtuar 9 prej tyre ndërkohë që në anije gjendeshin 68 persona.

Sipas mediave greke, rojet Bregdetare njoftuan se asnjë prej emigrantëve nuk kishte me vete jelek shpëtimi dhe deri më tani 59 persona rezultojnë të zhdukur. Emigrantët e shpëtuar thanë se në bordin e varkës, e cila ishte nisur nga Izmiri i Turqisë, ndodheshin persona nga Afganistani, Egjipti dhe Irani.

Personat në varkë kishin njoftuar autoritetet greke përmes 112, por pa dhënë vendndodhjen e saktë të varkës, ndërkohë që n jë anije e rojes bregdetare në det të hapur, një helikopter dhe dy anije janë përfshirë në operacionin e kërkim-shpëtimit.

Kushtet shumë të vështira në të cilat u krye operacioni i shpëtimit të emigrantëve në Evia, në Ngushticën e Kafireas, pas mbytjes së anijes në të cilën ndodheshin në bord, duke u nisur nga Izmiri, fiksohet në një video të publikuar nga Roja Bregdetare. Në zonën ku ndodhi mbytja e anijes, mbizotërojnë kushte të këqija atmosferike pasi erërat janë nga veriu dhe me intensitet 7-8 Bofort me rrebeshe që arrijnë deri në 9 Beaufort.

mbytet anija ne greqi mbytet anija me emigrante

Sondazh

Poll