Bota

Telefonata me Zelenskyy-n, Biden 'humb durimin', presidenti: Jemi treguar shumë bujarë me ju

Biden ishte duke i treguar për 1 miliardë dollarë të tjera ndihmë nga SHBA, kur presidenti ukrainas filloi të listonte ndihmën shtesë që i nevojitej. Biden më pas "e humbi durimin".

1 Nëntor 2022, 08:13 Nga A.B
Telefonata me Zelenskyy-n, Biden 'humb durimin', presidenti: Jemi
Joe Biden

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden e ka humbur durimin teksa ishte në një telefonatë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy. E gjitha kjo raportohet se ka ndodhur në muajin Qershor, kur udhëheqësi ukrainas thuhet se kërkoi ndihmë të mëtejshme.

Biden ishte duke i treguar për 1 miliardë dollarë të tjera ndihmë nga SHBA, kur presidenti ukrainas filloi të listonte ndihmën shtesë që i nevojitej. Biden më pas "e humbi durimin".

Pretendohet se presidenti ngriti zërin dhe i tha Zelenskyy se populli amerikan po tregohej "mjaft bujar" dhe "duke punuar shumë" për të ndihmuar.

Një burim i brendshëm për Skynews bën të ditur se Biden ishte "i drejtpërdrejtë" me homologun e tij ukrainas për trajtimin e çështjeve në mënyrën "e duhur", por këmbënguli se shkëmbimi nuk ishte "i ndezur apo i zemëruar".

Megjithatë, mësohet se marrëdhënia e tyre është përmirësuar që atëherë. Pas telefonatës së 15 qershorit, Zelenskyy publikoi një video-mesazh publik duke falënderuar Presidentin Biden për ndihmën e premtuar.

joe biden volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll