Politike

Ministrja Ibrahimaj: Po punojmë që shërbimet lokale të jenë online, siç do mbledhim dhe taksat 

Ndërkohë që ka theksuar se gjatë vitit të ardhshëm do të punojnë që shërbimet lokale të jenë onlinë të gjitha, por po ashtu edhe që taksat të mblidhen në mënyrë online. 

31 Tetor 2022, 18:15 Nga I.A
Ministrja Ibrahimaj: Po punojmë që shërbimet lokale të
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj ka deklaruar se vitin e ardhshëm po parashikojnë që të ardhurat të jenë 7.7% të më larta. Gjatë fjalës në Kuvend, Ibrahimaj tha se në vijim të reformës administrativo-territoriale të ardhurat do të rriten dhe më shumë. Ndërkohë që ka theksuar se gjatë vitit të ardhshëm do të punojnë që shërbimet lokale të jenë onlinë të gjitha, por po ashtu edhe që taksat të mblidhen në mënyrë online. 

"Ne parashikojmë që të ardhurat e buxhetit të shtetit të jenë 7.7% më të larta, të ardhurat poër buxhetin lokal të jenë 12% më të larta. Në vijim të reformës administrativo-territoriale, të ardhurat të rriten. Mbështetja që ka dhënë qeveria është më e lartë. Reforma e nisur nga qeveria për taksën e pasurisë në krahasim me.... të ardhurat e qeverisjes vendore janë rritur me 2.2 mld lekë. Jemi të vendosur që reforma për mbledhjen e taksës së pasurisë të vijojë në të gjitha bashkitë. Reforma që ne kemi marrë ka rritur transparencën, ja rritur sigurinë. Gjatë vitit të ardhshëm do të punojmë që shërbimet lokale të jenë online, po ashtu taksat të mblidhen online," tha Ibrahimaj.

delina ibrahimaj

Sondazh

Poll