Aktualitet

Goditi me levë tre persona në Përmet, një prej të tyre u dërgua tek Trauma, Gjykata jep masën 'arrest shtëpie' për Klement Ndinën

Mësohet se Prokurori i çështjes ka kërkuar Asllan Bajrami ka kërkuar masën e sigurisë "arrest me burg" ndaj Ndinës po gjyqtarja Yrvete Shkreli vendosi masën e "arrestit të shtëpisë".

31 Tetor 2022, 14:28 Nga e.k
Goditi me levë tre persona në Përmet, një prej të tyre
Gjykata Përmet

PËRMET- Gjykata e Përmetit ka lënë në arrest shtëpie 48-vjeçarin Klement Ndina, i cili tre ditë më parë dhunoi me levë 35-vjeçarin Kostandin Xhallo. Ndina u ndihmua dhe nga i biri.

Mësohet se Prokurori i çështjes Asllan Bajrami ka kërkuar masën e sigurisë "arrest me burg" ndaj Ndinës po gjyqtarja Yrvete Shkreli vendosi masën e "arrestit të shtëpisë".

Ngjarja ndodhi tre ditë më parë ku Klement Ndina goditi me sende të forta si leva 35-vjeçarin Kostandin Xhallo, i cili për shkak të lëndimeve të marra është dërguar drejt spitalit të Traumës në kryeqytet për një mjekim më të specializuar. Babë e bir dhunuan edhe dy persona të tjerë që morën dëmtime të rënda. Gjithashtu gjykata vendosi masën "arrest shtëpie" për 45-vjeçarin e identifikuar me inicialet Gj.B pasi akuzohet se ka ndihmuar Ndinën të largohet nga vendi i ngjarjes.

sherr ne permet gjykata permet klement ndina

Sondazh

Poll