Aktualitet

Braktisi seancën gjyqësore të Orges Bilbilit e Anterio Kaloshit, Apeli i GJKKO-së gjobit avokatin Detar Hysi

Në reagimin e tij pas vendimit të GJKKO-së është shprehur se gjykata me këtë vendim ka tejkaluar kompetencat pasi ai ka respektuar marrëveshjen e bërë me klientin e tij që ka deklaruar se kërkon të jetë prezent në çdo seancë.

31 Tetor 2022, 14:07 Nga e.k
Braktisi seancën gjyqësore të Orges Bilbilit e Anterio Kaloshit,
Detar Hysi

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka dalë me një vendim në lidhje me avokatin Detar Hysi, i cili braktisi një seancë gjyqësore ku po gjykohej çështja e Orges Bilbilit dhe Anterio Kaloshit. Kështu Hysi është ndëshkuar me gjobë vlera e të cilës nuk është bërë e dituir ende.

Në reagimin e tij pas vendimit të GJKKO-së është shprehur se gjykata me këtë vendim ka tejkaluar kompetencat pasi ai ka respektuar marrëveshjen e bërë me klientin e tij që ka deklaruar se kërkon të jetë prezent në çdo seancë.

Detar Hysi përfaqëson Orges Bilbilin që nuk ishte prezent në sallën e gjyqit dhe kërkonte shtyrjen e saj. Bilbili dhe Anterio Kaloshi u gjetën fajtor nga Gjykata për vrasjen e Zamir Latifit, Jurgen Hoxhës dhe plagosjen e dy personave të tjerë në Lushnjë në 2017-ën në bazë të disa pamjeve filmike dhe dëshmive të të afërmve të viktimave. Ndërkohë mori pafajësi për dyshimet se ishte përfshirë në atentatin ndaj nipit të Aldo Bares, Xhulio Shkurtit.

gjkko detar hysi orges bilbili

Sondazh

Poll