Aktualitet

SPAK mbyll hetimet, dërgon për gjykim ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi

Prokurorët e çështjes kanë përfunduar hetimet dhe kanë depozituar dosjen në GJKKO, që do të vendosë nëse do ta kalojë çështjen për gjykim, apo nëse do e kthejë për hetime të mëtejshme. 

31 Tetor 2022, 13:03 Nga k.m.
SPAK mbyll hetimet, dërgon për gjykim ish-anëtarin e
Shkëlzen Selimi

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dërgoi në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dosjen ndaj ish-gjyqtarit Shkëlzen Selimi. Prokurorët e çështjes kanë përfunduar hetimet dhe kanë depozituar dosjen në GJKKO, që do të vendosë nëse do ta kalojë çështjen për gjykim, apo nëse do e kthejë për hetime të mëtejshme. 

Ish-gjykatësi i Gjykatës së Lartë, Selimi akuzohet për refuzim mosdeklarimi, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim. Selimi u shkarkua nga Vettingu në korrik të vitit 2018, për kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar si dhe për fshehjen e këtyre kontakteve. Ai e ankimoi vendimin, por dol inga radhët e drejtësisë me vendim të prerë të Kolegjit të Apelimit në shkurt të vitit 2019.

shkëlzen selimi tirane

Sondazh

Poll