Aktualitet

U kap në mjet me Endrit Doklen, iu sekuestrua edhe pasuria! Gjykata lë në burg Fation Murati (VENDIMI)

Fatjon Murati ishte një nga personat që është kërkuar nga Prokuroria e Kurbinit për t’u marrë në pyetje.

31 Tetor 2022, 12:18 Nga A.B
U kap në mjet me Endrit Doklen, iu sekuestrua edhe pasuria! Gjykata lë
Fation Murati

TIRANË- Gjykata e Apelit ka lënë në burg Fatjon Muratin, i cili u arrestua pasi u kap në makinë me Endrit Doklen. Gjykata e Shkallës së Parë kishte vendosur masëne sigurisë “arrest në burg” për Muratin, i cili dyshohej edhe për masakrën e Fushë-Krujës me tre të vrarë.

Ai ishte një nga personat që është kërkuar nga Prokuroria e Kurbinit për t’u marrë në pyetje në lidhje me masakrën e 'Fushë-Krujës'.

NJOFTIMI I GJYKATËS:

Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit Tiranë, informon sa më poshtë: Më datë 12.07.2022, punonjësit e policisë së sektorit të forcës së posaçme Shqiponja, kanë ndaluar automjetin e markës “Audi”, i cili drejtohej nga shtetasi me iniciale K.Gj. Pas kontrollit të ushtruar në makinë dhe banesë, janë sekuestruar sende në cilësinë e provave materiale (ndër të tjera çantë dore brënda së cilës është gjetur një pistolet), të cilat i janë nënshtruar ekspertimit, ku nga gjurmët papilare, kanë rezultuar edhe shenjat e gishtave të personit nën hetim, shtetasit me iniciale F.M. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest ne burg”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale F.M. i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 278-25 të K.Penal. Me vendimin nr. 1575/1 Akti, datë 11.10.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi: Vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim M., i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 278-25 të K.Penal.
Caktimin si mase sigurimi “arrestit ne burg”, te parashikuar nga Neni 238 i K. Pr. Penale, për personit nen hetim M i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 278-25 të K.Penal.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale F.M, i cili kërkoi shfuqizimin e vendimit, duke vendosur vlerësimin e paligjshëm të ndalimit dhe lirimin e menjëhershëm nga dhomat e paraburgimit duke mos caktuar masë sigurimi personal.

Në përfundim të gjykimit Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Gjyqtare znj.Valdete Hoxha, me vendimin nr, 951 datë 31.10.2022 vendosi:– Miratimin e vendimit nr.1575/1 akti, date 11.10.2022 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

Pak ditë më parë, Prokuroria kërkoi sekuestrimin e pasurisë së tij, që arrinte vlerën 5 milionë euro me prona si: ndërtesë në rrugën “Lord Bajron”; një dyqan në rrugën “Shaban Matraku”; një apartament, një objekt 8-katësh me sipëfaqe 800 metër katrorë, dy subjekte tregtare lokale, një subjekt tregtar lavazh makinash, një subjekt tregtar dyqan, në Tiranë.

Murataj ishte shpallur në kërkim si një nga personat qe kishte dijeni për dy baza armatimi. Ai u vu në pranga pasi u kap në mjet me Endrit Doklen. Ai ishte i shpallur në kërkim nga policia, pasi emri i tij doli në masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë. 

fation murati fatjon murati

Sondazh

Poll