Aktualitet

PROTESTA/ Senati Akademik i Universitetit të Tiranës rrit me 8% pagat e pedagogëve

Kjo rritje vjen në një kohë kur pedagogët kanë paralajmëruar grevë urie më 2 Nëntor nëse qeveria nuk miraton kërkesat e tyre.

31 Tetor 2022, 14:10 Nga A.B
PROTESTA/ Senati Akademik i Universitetit të Tiranës rrit me 8% pagat
Senati Akademik i Universitetit te Tiranes

TIRANË- Senati akademik i Universitetit të Tiranës, ka vendosur që të rrisë me 8% pagat e pedagogëve. Kjo rritje vjen në një kohë kur pedagogët kanë paralajmëruar grevë urie më 2 Nëntor nëse qeveria nuk miraton kërkesat e tyre.

Qeveria vendosi rritjen me 15% të pagave të pedagogëve. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, 7% të rritjes e mbulon buxheti i shtetit, ndërsa 8% vetë universitetet.

Më 26 Tetor, Universiteti i Mjekësisë ka vendosur i pari që të rrisë pagat për pedagogët me fondet e veta. Në vendimin e datës 26 Tetor, Universiteti i Mjekësisë bën të qartë se rritja me 8% e pagave do mbulohet nga të ardhurat e vetë universitetit. Kjo rritje vjen ndërkohë që universitete e pedagogë të tjerë vijojnë protestën ku kërkojnë rritje me 50% të pagës brenda dy vitesh.

Qeveria e ka konsideruar kërkesën e tyre të paarsyeshme, madje kryeministri u shpreh se nuk do ketë rritje derisa të rriten pensionet e deri kur të kalojë situata e krizës energjitike.

protesta e pedagogeve rriten pagat e pedagogeve

Sondazh

Poll