Aktualitet

Pranga të moshuarit në Divjakë, ngacmoi seksualisht 2 të mitura

Denoncimi për rastin është bërë nga prindërit e dy vajzave, ndërkohë që Policia prangosi menjëherë të dyshuarin.

31 Tetor 2022, 13:25 Nga k.m.
Pranga të moshuarit në Divjakë, ngacmoi seksualisht 2 të
Foto ilustruese

FIER- Policia e Fierit bëri me dije se ka arrestuar një 79-vjeçar në zonën e Divjakës, i akuzuar për ngacmim seksual. I moshuari që ka përfunduar në prangat e Policisë së Fierit, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura.

Denoncimi për rastin është bërë nga prindërit e dy vajzave, ndërkohë që Policia prangosi menjëherë të dyshuarin. Ndërkohë që kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse i moshuari ka abuzuar me të vërtetë me dy vajzat e mitura.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan shtetasin S. T., 79 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy shtetase të mitura,”- njoftoi Policia.

divjake

Sondazh

Poll