Sport

4 gola dhe presion kreut, Tirana është super ndaj Kukësit! Egnatia-n llogariteni për titull, spektakël ndaj Partizanit

Java e 10-të e Kategorisë Superiore përfundoi me dy takime të luajtura si Tirana-Kukësi dhe Egnatia Partizani.

30 Tetor 2022, 16:15 Nga DOSJA

4 gola dhe presion kreut, Tirana është super ndaj Kukësit!

SHQIPËRI-Java e 10-të e Kategorisë Superiore përfundoi me dy takime të luajtura si Tirana-Kukësi dhe Egnatia Partizani.

TIRANA-KUKËSI 4-1

Tirana fiton dhe bind. Në 'Selman Stërmasi', kampionët e Shqipërisë zhvillojnë një 90 minutësh pozitiv, me disa ngacmime të kundërshtarit. Në pjesën e parë do të shënoheshin dy gola. Hasani në minutën e 43' do të realizonte për Tiranën, ndërsa Basa për Kukësin do të barazonte disa sekonda nga fundi i pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, çdo gjë u bë më e lehtë për Tiranën, ku Ndreca në minutën e 57' ndëshkohet me karton të kuq për atë ndërhyrje të rëndë ndaj Tosevskit. Behiratçe në minutën e 72′, Patrik 81′ dhe Limaj (p) 87' do të shënonin tri golat e fitores. Me këtë sukses, Tirana shkon mban vendin e dytë në kuotën e 18 pikëve.

EGNATIA-PARTIZANI 3-0

Partizani mundet nga Egnatia me shifrat 3-0. Në pjesën e parë, të kuqtë do të pësonin dy gola të shpejtë.Në minutën e parë shtesë, Bitri shkaktoi një penallti pas një prekje të topit me dorë dhe te pika e bardhë Fernando u tregua i saktë. Dy minuta më pas, rrogozhinasit shfrytëzuan momentin e mirë dhe realizuan golin e dytë me Zejnullai-n.
Pjesa e dytë ishte shumë e luftuar, por vendasit ia dolën shumë mirë për të administruar kronometrin dhe rezultatin, e për më tepër ia dolën të shënonin edhe golin e qetësisë.

Në minutën e 70-të ishte përsëri protagonist Zejnullai, i cili shënoi në portën e kryeqytetasve. Me këtë fitore, Egnatia shkon në vendin e katërt në kuotën e 15 pikëve, katër distanca larg nga vendi i parë.

E.Ç (Dosja.al)

partizani tirana egnatia

Sondazh

Poll