Bota

E TRISHTË, nëna iu vra nga Garda Revolucionare, vajza e vogël qan mbi varrin e së ëmës në Iran

Vajza e vogël e Fereshteh Ahmadi, e cila u vra dy ditë më parë nga Garda Revolucionare shihet duke qarë e duke bërtitur mbi varrin e së ëmës.

30 Tetor 2022, 17:03 Nga e.k.
E TRISHTË, nëna iu vra nga Garda Revolucionare, vajza e vogël qan
Vajza e vogël duke qarë mbi varrin e nënës së saj

IRAN- Një video e rëndë është publikuar në rrjetet sociale ditën e sotme. Vajza e vogël e Fereshteh Ahmadi, e cila u vra dy ditë më parë nga Garda Revolucionare shihet duke qarë e duke bërtitur mbi varrin e së ëmës.


Video ka prekur miliona njerëz në mbarë botën. Ajo tregon realitetin e hidhur larg propagandës së liderit suprem të Iranit Ali Khamenei. Qindra njerëz janë vrarë që nga fillimi i protestave në Iran. Garda Revolucionare e Iranit një ditë më parë doli me një ultimatum drejtuar qytetarëve. Ata bën thirrje që askush të mos dalë në rrugë për të protestuar pasi do të vritet në vend dhe se Garda do të përdorë të gjitha mënyrat për të shtypur kryengritjet.

iran protestat ne iran

Sondazh

Poll