Bota

Ambasadori rus në Serbi: Nuk shkëmbehet Kosova me Donbasin

Botsan-Kharchenko u shpreh se Serbia synon arritjen e një zgjedhjeje të qëndrueshme dhe të pranueshme reciprokisht ndërmjet Prishtinës dhe Beogradi dhe të bazuar në ligjet ndërkombëtare.

30 Tetor 2022, 16:58 Nga e.k
Ambasadori rus në Serbi: Nuk shkëmbehet Kosova me Donbasin
Aeksandër Botsan-Kharchenko

SERBI- Ambasadori rus në Serbi, Aleksandër Botsan-Kharchenko, tha se pretendimet e analistëve perëndimorë se Moska do të tregtojë Kosovën në këmbim të Donbasit dhe territoreve të tjera nuk kanë të bëjnë me realitetin.

“Nuk flitet dhe nuk mund të flitet për ndonjë tregti. Qëndrimi i Rusisë për çështjen e Kosovës është parimor dhe konsistent, i pavarur nga konjukturat.

Botsan-Kharchenko u shpreh se Serbia synon arritjen e një zgjedhjeje të qëndrueshme dhe të pranueshme reciprokisht ndërmjet Prishtinës dhe Beogradi dhe të bazuar në ligjet ndërkombëtare.

"Ne evokojmë për arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme, të pranueshme reciprokisht ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, në koordinatat ligjore ndërkombëtare, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuar”,  shtoi ai për gazetën beogradase “Politika”.

dialogu serbi-kosovë aleksandër botsan-kharchenko

Sondazh

Poll