Bota

FOTO+VIDEO/ Sulm në qendrën e emigrantëve në Britani, autori vret më pas veten

Pasi ka sulmuar qendrën me tre bomba molotov një prej të cilave nuk shpërtheu ai ka dalë jashtë dhe ka vrarë veten. Ai u vevar në një shtyllë afër një pike karvuranti.

30 Tetor 2022, 14:58 Nga e.k
FOTO+VIDEO/ Sulm në qendrën e emigrantëve në Britani, autori
Pamje nga vendi i ngjarjes

BRITANI- Një ngjarje e rëndë është shënuar në një qendër strehimi për emigrantët në Britani. Raportohet se një burrë identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur nga autoritete ka sulmuar me molotov qendrën e re të emigrantëve të ngritur në Dover e më pas ka vrarë veten.

Polica bën me dije se autori i ngjarjes ka mbërritur në qendren e emigrantëve me një makinë tip "Seat" ngjyrë të bardhë.

FOTO+VIDEO/ Sulm në qendrën e emigrantëve në Britani, autori
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pasi ka sulmuar qendrën me tre bomba molotov një prej të cilave nuk shpërtheu ai ka dalë jashtë dhe ka vrarë veten. Ai u vetëvar në një shtyllë afër një pike karburanti.

policia britanike britania e madhe

Sondazh

Poll