Bota

Tragjedi në Indi, shembet ura në Gujarat, të paktën 32 viktima

Rreth 400 njerëz ishin mbi urë deri në momentin që projekti ra. Ajo që e bën edhe më të rëndë këtë tragjedi, është fakti se ura kishte vetëm pak ditë që ishte hapur pas riparimeve që i ishin bërë në strukturë. 

30 Tetor 2022, 16:24 Nga k.m.
Tragjedi në Indi, shembet ura në Gujarat, të paktën 32
Pamje nga vendi i tragjedisë

INDI- Shembja e urës në shtetin Gujarat të Indisë ka shkaktuar qindra të zhytur në një lumë, me të paktën 32 persona të konfirmuar të vdekur. Ndërkohë që qindra persona janë ende të zhytur në lumin Macchu në qytetin Morbi, kamerat ende kapin persona që varen tek ura e varur pjesërisht në ujë.

Deri më tani raportohet se në momentin e aksidentit, rreth 400 njerëz ishin mbi urë deri në momentin që projekti ra. Ajo që e bën edhe më të rëndë këtë tragjedi, është fakti se ura kishte vetëm pak ditë që ishte hapur pas riparimeve që i ishin bërë në strukturë. 

Kryeministri indian Narendra Modi, i cili ndodhet në shtetin e tij në Gujarat për një vizitë tre-ditore, tha se ishte "thellësisht i pikëlluar nga tragjedia". Ndërkohë që urgjencat, zjarrfikëset dhe bluzat e bardha të zonave përreth janë mbledhur për të ndihmuar ekipet e shpëtimit. 

gujarat indi shembet ura ne indi

Sondazh

Poll