Aktualitet

FOTO/ Automjeti përplaset me shtyllën në Librazhd, plagosen dy të rinj. Njëri niset me helikopter drejt Traumës

Policia dhe dy autoambulanca mbërriten menjëherë në vendin e ngjarjes. Të rinjtë u dërgua fillimisht në spitalin e Pogradecit ku morën dhe ndihmën e parë nga bluzat e bardha. Më pas për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore Brian Dosku është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në kryeqytet për të marrë ndihmë më të specializuar. 

30 Tetor 2022, 13:59 Nga e.k
FOTO/ Automjeti përplaset me shtyllën në Librazhd, plagosen dy
I riu duke u transportuar drejt Traumës me helikopter

LIBRAZHD- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në fshatin Fushë Studën në Pogradec. Raportohet se një automjet, në të cilin ndodheshin dy të rinj konkretisht Brian Dosku dhe Baki Sejdini u përplas me një shtyllë duke i lënë të dy të plagosur rëndë.

FOTO/ Automjeti përplaset me shtyllën në Librazhd, plagosen dy
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia dhe dy autoambulanca mbërriten menjëherë në vendin e ngjarjes. Të rinjtë u dërgua fillimisht në spitalin e Pogradecit ku morën dhe ndihmën e parë nga bluzat e bardha. Më pas për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore Brian Dosku është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në kryeqytet për të marrë ndihmë më të specializuar. 

FOTO/ Automjeti përplaset me shtyllën në Librazhd, plagosen dy
Momenti kur Brian Dosku shoqërohet për në helikopter për t'u nisur drejt Tiranës

Ndërkohë mësohet se Baki Sejdini është transportuar drejt spitalit të Elbasanit. Policia ka ngritur një grup hetimor, i cili do të zbardhë dhe shkaqet e aksidentit i cili mund të kishte përfunduar me pasoja tragjike për dy të rinjtë.

librazhd aksidentet rrugore

Sondazh

Poll