Aktualitet

VIDEO/ Do kalonin drogën nga kufiri shqiptaro-grek në Kostur, arrestohet çifti shqiptar në Greqi

Dy të rinjtë të moshave 27 dhe 22 vjeç u arrestuan nga drejtoria e Policisë së Kosturit pas informacioneve të marra në rrugë operative se çifti do të transportonte një sasi të konsiderueshme droge në kufirin tokësor shqiptaro-grek në Kostur. 

30 Tetor 2022, 10:32 Nga e.k
VIDEO/ Do kalonin drogën nga kufiri shqiptaro-grek në Kostur,
Droga e sekuestruar

GREQI- Një çift shqiptar identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur është arrestuar nga Policia greke pasi akuzohetn për trafik ndërkombëtar droge. Dy të rinjtë të moshave 27 dhe 22 vjeç u arrestuan nga drejtoria e Policisë së Kosturit pas informacioneve të marra në rrugë operative se çifti do të transportonte një sasi të konsiderueshme droge në kufirin tokësor shqiptaro-grek në Kostur. 

Pas informacioneve Policia ngriti postoblloqe në rrugët lidhëse. Në momentin që të rinjtë kanë pikasur Policinë kanë shtuar shpejtësinë e makinës me shpresën për t'u ikur por që arratia zgjati pak pasi ata u arrestuan. Pas kontrollit të makinës u konstatua dhe sasi pre 46 kg kanabis, një shuma parash si dhe 4 celularë.

Të sekuestruara në total:

-45 kilogramë kanabis, mes tyre 650 gram kanabis i papërpunuar

-950 euro

-4 telefonat celularë 

Të arrestuarit  do të dërgohen në gjykatë për masën e sigurisë, ndërsa hetimet do të vazhdohen nga anti-droga e Kosturit.

policia greke

Sondazh

Poll