Aktualitet

Përfshihet nga flakët stalla në Vlorë, digjen 5 krerë bagëtish

Sipas Policisë si pasojë e zjarrit janë djegur 5 krerë bagëti. Ende nuk dihet arsyeja e përfshirjes nga flakët e stallës ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

30 Tetor 2022, 12:04 Nga e.k
Përfshihet nga flakët stalla në Vlorë, digjen 5 krerë
Foto ilustruese

VLORË- Një zjarr masiv ka përfshirë një stallë bagëtish në fshatin Babicë e Madhe në Vlorë. Raportohet se stalla është në pronësi të një fshatari të identifikuar me inicialet I.N.

Sipas Policisë si pasojë e zjarrit janë djegur 5 krerë bagëti. Ende nuk dihet arsyeja e përfshirjes nga flakët e stallës ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Gjatë natës, në fshatin Babicë e Madhe, ka rënë zjarr në një stallë bagëtish, në pronësi të shtetasit I. N. dhe për pasojë janë djegur 5 krerë bagëti. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.

vlore

Sondazh

Poll