Aktualitet

Tjetërsimi i pronave në Shëngjin, pas arrestimit të Frrokajt policia në kërkim të personave të tjerë të implikuar

Policia prej dy ditësh vijon kontrollet për prangosjen e tyre por pa ja arritur qëllimit. Në këto kushte ata pritet të shpallen në kërkim ndërkombëtar, pasi nuk përjashtohet mundësia që të jenë larguar jashtë territorit shqiptar.

30 Tetor 2022, 10:31 Nga I.A
Tjetërsimi i pronave në Shëngjin, pas arrestimit të Frrokajt
Rana e Hedhun

LEZHË- Policia e Lezhës është vënë në lëvizje për arrestimin e personave të tjerë që janë implikuar në tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin. Pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj policia ka nisur për ekzekutimin e vendimeve për personat e tjerë. 

Policia prej dy ditësh vijon kontrollet për prangosjen e tyre por pa ja arritur qëllimit. Në këto kushte ata pritet të shpallen në kërkim ndërkombëtar, pasi nuk përjashtohet mundësia që të jenë larguar jashtë territorit shqiptar.

Ish-kryebashkiaku i Lezhës dhe ish-kryetari i qarkut Gjok Ndoka, janë dënuar me nga tre vite burg, ndërsa gjykata shpalli fajtorë edhe 15 zyrtarë e qytetarë të përfshirë në tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Prokuroria dërgoi në gjykatë rreth 20 të pandehur, mes tyre edhe xhaxhain e ish-deputetit Arben Ndoka, Gjon Ndokën, pasi akuzohet për tjetërsim të pronave në Kune dhe Malin e Reçit në Lezhë. Fran Frrokaj dhe zyrtarët e arrestuar akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin duke abuzuar me detyrën kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun”

fran frrokaj

Sondazh

Poll