Aktualitet

I mori 25 mijë euro një qytetareje, arrestohet administratori i një pallati në Tiranë

Mësohet se 37-vjeçari së bashku me një 35-vjeçar kanë përvetësuar një shumë prej 25 mijë eurosh nga një grua nëpërmjet mashtrimit. Mësohet se 37-vjeçari së bashku me një 35-vjeçar kanë përvetësuar një shumë prej 25 mijë eurosh nga një grua nëpërmjet mashtrimit.

30 Tetor 2022, 12:24 Nga I.A
 
I mori 25 mijë euro një qytetareje, arrestohet administratori i
Foto ilustruese

TIRANË- Një 37-vjeçar Elvis Boka është arrestuar ditën e sotme në Tiranë për mashtrim. Mësohet se 37-vjeçari së bashku me një 35-vjeçar kanë përvetësuar një shumë prej 25 mijë eurosh nga një grua nëpërmjet mashtrimit. 35-vjeçari që bashkëpunoi me Bokën është shpallur në kërkim nga policia. Bëhet e ditur se Boka dhe 35-vjeçari i shpallur në kërkim duke qenë të punësuar si administratorë në një subjekt, kanë përvetësuar shumën prej 25 mijë euro, me pretendimin se do t’i blinin asaj një apartament.

Njoftimi i Policisë:

DVP Tiranë Finalizohet operacioni policor i koduar “Fraud”, nga Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në DVP Tiranë. Vihet në pranga një shtetas që përvetësoi nëpërmjet mashtrimit shumën 25 000 euro. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. Specialistët e Seksionit të Kërkimit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën ekonomiko-financiare dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Fraud".

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi i shtetasit E. B., 37 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi D. R., 35 vjeç. Shtetasi E. B., dhe D. R., duke qenë të punësuar si administratorë në një subjekt, kanë përvetësuar, nëpërmjet mashtrimit, shumën prej 25 mijë euro, nga një shtetase, me pretendimin se do t’i blinin asaj një apartament. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

arrestohet 37-vjecari elvis boka

Sondazh

Poll