Sport

Andres Iniesta: “Do të më pëlqente që Riquelme të më ftonte në La Bombonera”…

Andrés Iniesta, tani në Vissel Kobe, nuk hezitoi të tregojë simpatinë e tij me Boca në një bisedë me ‘TyC’, duke i dërguar një mesazh për Juan Román Riquelme, një ish-bashkëlojtar te Barcelona.

29 Tetor 2022, 10:35 Nga DOSJA

Andres Iniesta: “Do të më pëlqente që Riquelme të

JAPONI - Futbolli argjentinas ngre pasionet kudo që shkon. Mistika që fryhet në stadiumet e Argjentinës është tashmë pjesë e imazhit të kolektivit botëror të futbollit. Andrés Iniesta, aktualisht te Vissel Kobe në Japoni, foli në TyC se si ishte marrëdhënia e tij me Juan Román Riquelme, zv.trajneri aktual të Bocas, të cilit nuk hezitoi t'i jepte një detyrë, që mund ta përmbushë shumë shpejt.

“Do të doja që Riquelme të më ftonte në La Bombonera. Nga sa kam dëgjuar dhe më kanë thënë, atmosfera atje është spektakolare. Më pëlqen futbolli argjentinas si i tillë”, tha kampioni i botës në Afrikën e Jugut 2010 për TyC. “Me Riquelme kemi shkëmbyer mesazhe. Ne e kemi mbajtur atë kontakt. Marrëdhënia ime ishte e veçantë me të në dhomat e zhveshjes”, vazhdoi ish-legjenda e Barcelonës. “Pesë lojtarët me të cilët më pëlqente më shumë të luaja në fushë ishin Xavi, Neymar, Eto'o, Busquets dhe Román”, ka deklaruar Iniesta.

Megjithatë, Iniesta nuk do të humbiste rastin të shprehej, se cili lojtar argjentinas e kishte befasuar me karrierën e tij. “Idhulli im ishte Pablo Aimar. Që kur e pashë të luante në Spanjë. Për ne që e pëlqejmë futbollin, ka qenë gjithmonë e veçantë ta shikoje atë duke luajtur”,- do të përfundonte duke thënë ish-fantazisti i Barcelonës.

“Gjithmonë më kanë pëlqyer futbollistët argjentinas. Do të doja të vizitoja fushat e Argjentinës”,- do të përfundonte futbollisti. Në moshën 38-vjeçare, Iniesta është ende në këmbë, ku mbron ngjyrat e japonezes Vissel Kobe. Largimi i tij nga Barcelona, katër sezone më parë, do të ishte 'lamtumira' e një brezi të artë futbollistësh të skuadrës katalanase.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll