Politike

ME VIDEO/ Përsëritet bulizmi! Rama 'përqesh' djalin e vogël në Burrel

Djali po qëndronte me kapuç në kokë mes turmës së qytetarëve që ishin grumbulluar para Ramës, kur kryeministri përfitoi t’i ‘shkëpuste’ pak qytetarët nga arsyeja që e ka çuar në Burrel, vijimi i qeverisjes.

29 Tetor 2022, 18:34 Nga F.M
ME VIDEO/ Përsëritet bulizmi! Rama 'përqesh' djalin e
Djali në Burrel

BURREL- Turi i nisur nga kryeministri Edi Rama në të gjitha qytetet e vendit pak muaj para zgjedhjeve lokale ka pasur edhe episode të pakëndshme. Episode nga ato që sjellin të qeshura në sfond, por njeriu të cilit kreu i qeverisë i jep protagonizmin për 10 sekonda, bulizohet.

Pas Elbasanit, Rama ka bërë të njëjtën gjë me një djalë të vogël në Burrel. Djali po qëndronte me kapuç në kokë mes turmës së qytetarëve që ishin grumbulluar para Ramës, kur kryeministri përfitoi t’i ‘shkëpuste’ pak qytetarët nga arsyeja që e ka çuar në Burrel, zgjedhjet lokale.

Me tone urdhëruese, Rama e ngriti të voglin dhe e sikletosi para të gjithë qytetarëve, madje dhe e imitoi për theksin e të folurit. Imitimi apo më saktë ‘përqeshja’ shkaktoi të qeshura në grupin e qytetarëve, por i vemti që nuk pa humor ishte pikërisht djali që u ‘shënjestrua’ nga Rama.

Biseda mes tyre:

Edi Rama: Jepja içik mikrofonin atij aty. Ti, ti, çohu içik, jo, s’ka nevojë ta heqësh kapuçin, me kapuç. Ti aty me ‘Adidas’, pse e hoqe kapuçin. Kështu është kur do të bësh të ‘squtin’ me kapuç’. Dil ballaz, si je me mësime?

Djali: Mirë

Edi Rama: Mirë sa, nga 1 deri në 10

Tetë (me e të theksuar)

Edi Rama: Tetë (qesh në mënyë ironike)

edi rama

Sondazh

Poll

Politike 29 Tetor 2022, 17:48 F.M

BE ngrin rreth 17 miliardë euro asete ruse

Didier Reynders BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka ngrirë asete ruse me vlerë rreth 17 miliardë euro, që kur Moska pushtoi Kievin në sh...