Politike

Meta voton për kreun dhe Komitetin e PL: Moderne, por jo e lehtë

Ai e përshkroi si moderne mënyrën e votimit, duke qenë se gjithçka ishte elektronike, por jo të lehtë.

29 Tetor 2022, 17:02 Nga F.M
Meta voton për kreun dhe Komitetin e PL: Moderne, por jo e lehtë
Ilir Meta

TIRANË- Ilir Meta ka votuar edhe vetë për kryetarin e ri të Partisë së Lirisë dhe Komitetin drejtues të kësaj partie. Vetë Meta u paraqit në vendin ku po zhvillohet votimi dhe u pa të votonte. Ai e përshkroi si moderne mënyrën e votimit, duke qenë se gjithçka ishte elektronike, por jo të lehtë.

“Ishte një votim modern, jo i lehtë. Le të htemi se përmes këtyre zgjedhjeve hedhim një hap të rëndësishëm për të formësuar lidershipin e ri të PL që do të jetë fitues, frymëzues dhe për një Shqipëri që i përket të rinjve. Të rinjtë do të na udhëheqin,”- tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll