Politike

Meta jep mesazhin: Do i fitojmë këto zgjedhje, na japni fuqi, t’ju japim llogari

Ai u shpreh se kjo qeveri, e kryeministrit Edi Rama i ka blerë të gjitha pushtetet, por Opozita ka në dorë pushtetin e lirisë.

29 Tetor 2022, 17:08 Nga F.M
Meta jep mesazhin: Do i fitojmë këto zgjedhje, na japni fuqi,
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dhënë një mesazh para gazetarëve pasi ka votuar për kreun e ri të partisë dhe Komitetin drejtues. Para mediave, Meta tha se Opozita do të fitojë në këto zgjedhje lokale. Ai u shpreh se kjo qeveri, e kryeministrit Edi Rama i ka blerë të gjitha pushtetet, por Opozita ka në dorë pushtetin e lirisë.

“U them të gjithë qytetarëve shqiptarëve na jepni fuqi, t’ju japim llogari. Garancia juaj është referendumi, është mundësia dhe instrumenti më i rëndësishëm që keni për të kontrolluar jo pushtetin e sotëm, por cdo pushtet të radhës që nesër abuzon dhe tradhton pushtetin që i delegoni. Ne do të fitojmë, qeveria aktuale është një qeveri e pakicës së pakicës. Është një qeveri që i blinte ndeshjet vite para se ajo të fillonte. Ne jemi tepër të sigurtë në trumfin në Opozitën e vërtetë të këtyre zgjedhjeve. Ne kontrollojmë pushtetin e lirisë, është e vërtetë ajo që thoni ju se ky pushtet i ka blerë të gjitha,”- tha Meta.

ilir meta pakti pd-pl

Sondazh

Poll