Politike

Rama ngre qytetarin nga tavolina: Hajde çik këtu Musa, s'iu ndave blusë! Ik tani se u mësove keq

Referuar bluzës që mbante veshur qytetari që quhej Musa, Rama i tha se ai ‘nuk i ishte ndarë blusë’, por më pas e ‘përzuri’.

29 Tetor 2022, 17:54 Nga F.M
Rama ngre qytetarin nga tavolina: Hajde çik këtu Musa, s'iu
Edi Rama dhe Musai

DIBËR- Kryeministri Edi Rama ka ‘ngacmuar’ një prej qytetarëve që ishte i pranishëm në takimin që zhvilloi në Dibër. Rama thirri qytetarin që po ushqehej në ato momente dhe i kërkoi të shkonte pranë tij. Referuar bluzës që mbante veshur qytetari që quhej Musa, Rama i tha se ai ‘nuk i ishte ndarë blusë’, por më pas e ‘përzuri’.

“Musa, hajde çik ktu. Nuk iu nda blusë, më shkatërroi me këtë blunë. Isha sot me Belindën edhe Naimin te ujësjellësi i ri. Na dolën nja dy atje dhe filluan ankesat, ka shmë presion. Tashi thashë, epo mirë në rregull, filluan ankesat. Tashi mund të uleni boll. Apo keni kaq kohë pa pushtet edhe tani shyqyr të erdhi radha me nejt me mua këtu. Ulu atje tashi. E fundit, se këta janë interesantë. Musai e piu ujin tamam. Se na thonë, pop se more, për ujin flisni akoma, për çfarë të flasim ne kur këtu kurrë nuk u bë ujësjellësi ashtu siç duhej edhe tani në vitin 2022. Ta linim pa bërë? Jo nuk i lëmë,”- tha Rama ndër të tjera.

edi rama rama ne peshkopi

Sondazh

Poll

Politike 29 Tetor 2022, 17:48 F.M

BE ngrin rreth 17 miliardë euro asete ruse

Didier Reynders BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka ngrirë asete ruse me vlerë rreth 17 miliardë euro, që kur Moska pushtoi Kievin në sh...