Politike

Takimi pa kamera me Bardhin/ Paloka: U ulëm në kafenenë e Kuvendit, ka vullnet për bashkëpunim

Ai tha se nga Bardhi ka vënë re një vullnet për bashkëpunim, por ende nuk thotë dot nëse do të ketë një rezultat. Paloka shtoi se janë futur në bisedime pa kushte dhe se takimi pa kamera ishte zhvilluar në kafenenë e Kuvendit.

29 Tetor 2022, 18:16 Nga F.M
Takimi pa kamera me Bardhin/ Paloka: U ulëm në kafenenë e
Edi Paloka

TIRANË- Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka ka zbuluar detaje nga takimi që ka pasur me Gazment Bardhin, deputetin e PD-së në lidhje me negociatat e nisur për zgjedhjet lokale. I ftuar këtë pasdite në emisionin “Kjo javë” në News24, Paloka tha se në fokus të çdo takimi, me kamera ose jo, ka qenë dalja me kandidatë të përbashkët në zgjedhje.

Ai tha se nga Bardhi ka vënë re një vullnet për bashkëpunim, por ende nuk thotë dot nëse do të ketë një rezultat. Paloka shtoi se janë futur në bisedime pa kushte dhe se takimi pa kamera ishte zhvilluar në kafenenë e Kuvendit.

“Mu duk se kishte vullnet për bashkëpunim, për daljen me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale. Kemi pranuar se janë bisedime ku të dy palët hyjnë pa asnjë kusht. Jemi krejtësisht të hapur për të gjetur zgjidhjen për daljen me një kandidat të përbashkët. Nëse këto bisedime kanë sukses, më vonë e shoh si një hap që do çonte në bashkimin përfundimtar. Realiteti tjetër është grupi i deputetëve që ne po bisedojmë, që edhe ata të japin mbështetje për kandidatura të përbashkëta. E kam të vështirë të them nëse do të arrihen në rezultat, thashë se ne nuk kemi vënë kushte dhe do doja që dhe pala tjetër të mos vinte kushte. Nuk kemi hyrë në biseda me numra dhe emra me Bardhin, ka qenë bisedë në parim. Të enjten e kaluar kemi zhvilluar një takim në kafen e Kuvendit. Duhet t’i qëndrojmë asaj që asnjë palë nuk kemi vënë kushte,”- tha Paloka.

edi paloka gazment bardhi

Sondazh

Poll

Politike 29 Tetor 2022, 17:48 F.M

BE ngrin rreth 17 miliardë euro asete ruse

Didier Reynders BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka ngrirë asete ruse me vlerë rreth 17 miliardë euro, që kur Moska pushtoi Kievin në sh...