Politike

Rama sikletos pronarin e bujtinës në Peshkopi: Fikni ato drita, është gjithë kjo ditë me diell!

Rama i ‘tërhoqi vëmendjen’ pronarit të bujtinës dhe i tha të fikte dritat pasi energji elektrike duhet kursyer.

29 Tetor 2022, 16:55 Nga F.M
Rama sikletos pronarin e bujtinës në Peshkopi: Fikni ato drita,
Edi Rama

PESHKOPI- Kryeministri Edi Rama ka ‘sikletosur’ pronarin e një bujtine në Peshkopi. Ai shkoi këtë mesditë në bujtinën në fjalë, por vuri re që dritat ishin ndezur, pavarësisht se nuk ishte errësuar ende.

Këtu, kryeministri Rama i ‘tërhoqi vëmendjen’ pronarit të bujtinës dhe i tha të fikte dritat pasi energji elektrike duhet kursyer.

“Vetëm një vërejtje kam unë, këto dritat ndez ditën me gjithë këtë diell…duhet kursyer, si po? Fikini këto drita…”- tha Rama.

“I kemi ndezur për ju,”- i thanë të pranishmit Ramës duke qeshur.

edi rama

Sondazh

Poll